Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shkodër, gjendet i vdekur austriaku inxhinier i HEC-it në Ashtë

Një shtetas austriak, me profesion inxhinier është gjetur i vdekur sot në mëngjes në afërsi të Hidrocentralit të Ashtës në Shkodër. Sipas policisë Jozef Shwek, 53 vjeç ishte punësuar në këtë hidrocentral. Të dhënat e para bëjnë të ditur se shkaqet e vdekjes mund të jenë shkaqe natyrore, pasi viktima nuk ka shenja dhune.
KRYEMINISTRI NE ASHTE
Sot në këtë hidrocentral është parashikuar testimi i prodhimit të energjisë nga  “Energji Ashta” një kompani e përbashkët midis kompanive VERBUND dhe EVN, të dyja kompani austriake. Në këtë ceremoni pritet të jetë i pranishëm edhe kryeministri Berisha. Vizita e tij është parashikuar të nisë në orën 09: 30 minuta. Kryeministri do të inspektojë punimet si dhe do të asistojë edhe në vënien për herë të parë, në punë, të turbinave Hydromatrix® të HEC-it Ashta 1.
HEC I ASHTËS
Afërsisht 27 muaj pas fillimit të ndërtimit të HEC-it të Ashtës, turbinat e para Hydromatrix® të stacionit elektrik Ashta 1 sinkronizohen në rrjetin shqiptar të energjisë.
HEC-i Ashtës, i përbërë nga stacioni elektrik Ashta 1 dhe Ashta 2, ka një kapacitet të instaluar prej 53 MW. Duke filluar nga viti 2013, në HEC-in e Ashtës do të prodhohen 240 milion kWh energji elektrike, duke furnizuar me energji 100,000 familje. Vlera e investimit shkon në mëse 200 milionë euro. Nga viti 2012, energjia e gjeneruar do të ushqejë rrjetin shqiptar 110 kV.
Ky projekt nuk ka asnjë ndikim në mjedis. Energjia do të prodhohet pa shkaktuar ndotje të ajrit, duke kursyer 114,000 ton CO2 në vit. HEC-i i Ashtës zhvillohet bazuar në Mekanizmin për Zhvillim të Pastër (CDM) bazuar në Protokollin e Kiotos në Kuadër të Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike (UNFCCC).
Në fund të periudhës 35-vjeçare të koncesionit, HEC-i do t’i kthehet Shqipërisë.

Gazeta Shqiptarja.com, 15.06.2012