Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Egjipt, zbulohen rezerva të naftes

Sipas informacionit që Kompania italiane e naftës dhe gazit natyror, ENI, përcjell në faqen e saj të internetit, 290 km në jugperëndim të qytetit të Aleksandrisë ka 150-200 milionë fuçi rezerva nafte.
Kompania italiane e naftës dhe gazit natyror, ENI, deklaroi se në Egjipt ka rezerva të mëdha hidrokarburesh.
Sipas informacionit që kompania përcjell në faqen e saj të internetit rezervat në fjalë gjenden në sipërfaqen e dhënë me koncesion 290 km në jugperëndim të qytetit të Aleksandrisë. Bëhet e ditur se rezervat e hidrokarbureve në këtë sipërfaqe arrijnë deri në 150-200 milionë fuçi.
Mësohet se rezervat e naftës u gjetën në kuadër të programit të rifillimit të punimeve eksploruese të kompanisë italiane ENI në Egjipt duke zbritur në një thellësi më të madhe.
Pas shpimeve që do të bëhen në zonë në puse të rinj në muajt e ardhshëm prodhimi ditor i naftës bruto mund të arrijë në nivelin e 10 mijë fuçive.

Agjensia e Lajmeve Ekonomia, 26.05.2012