Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Këshilltarët e PS: Basha mos hesht për blerjen 15 milionë euro të HEC “Lanabregas”

Këshilltarët e Partisë Socialiste e konsiderojnë si skandal, blerjen 15 milionë euro të HEC “Lanabregas” dhe i kërkojnë kryetarit të baskisë Tiranë që të mos heshtë mbi këtë argument.
“Opinioni publik është njohur në mënyrë të papritur me një marrëveshje për blerjen e Hidrocentralit Lanabregas nga një institucion i Bashkisë së Tiranës me një vlerë mbi 15 milion euro bashkë me interesat e kredisë. Nuk ka patur transparencë për një veprim te tillë”, – tha sot në emër të këshilltarëve opozitarë, Aldrin Dalipi.
“Ne si këshilltarë te opozitës jemi thellësisht të shqetësuar kur gjendemi përballë faktit te kryer ndërsa mbi 15 milionë euro trajtohen si pronë private”, – vijon deklarata.
Sipas z.Dalipi, kemi te bëjmë me një akt blerje mes dy subjekteve që janë pasuri publike si persa i përket Ujësjellësit të Tiranës institucion i bashkisë ashtu dhe HEC te Lanabregasit.
“Bashkia e Tiranës dhe kryetari Lulzim Basha ka heshtur. Bëjnë te njëjtën gje sa herë u duhet të kryejnë hapa jo ligjorë. Qytetarët vërejnë një procedurë aspak transparente, me pika te errëta me synime korruptive për përcaktimin e fituesit apo çmimit te blerjes, menyrës së pagesës dhe procedura te tjera te lidhura me të. Sipas ligjit, privatizimet dhe koncesionet jepen pas një procedure te qartë konkurrimi te hapur. Kjo nuk ka ndodhur sikurse dhe raste te tjera te ngjashme”, – thotë z.Dalipi.
Duke vlerësuar si një akt antiligjor, transaksione të medha bankare, ne ndihmë të qeverisë së dështuar financiarisht, keshilltarët e opozitës ne Keshillin Bashkiak te Tiranës kërkojnë thirrjen ne raport, interpelancë bazuar ne ligj, te kryetarit te Bashkisë Lulzim Basha i cili duhet ti sqarojë qytetaret dhe mos zgjedh heshtjen.
Disa nga pyetjet për të cilat qytetaret kërkojnë përgjigje janë:
Mbi cfarë baze e procedure ligjore është bërë marrëveshja e blerjes se HEC Lanabregas?
Si është bërë përzgjedhja e kompanisë fituese?
Sa janë interesat e kredisë dhe vlera totale e këtij transaksioni?
A ka patur një procedurë përzgjedhëse për një variant më të mirë dhe më të lirë?
Me ç’të drejtë penalizohen qytetarët e Tiranës me këtë transaksion dhe pagesë të panevojshme?
Për të gjitha këto pyetje dhe të tjera që lidhen dhe me rritjen e çmimit te ujit në Tiranë duke vënë qytetaret ne vështirësi serioze këshilltarët e PS kërkojnë “sa më parë një seancë te posaçme te Këshillit Bashkiak ku Lulzim Basha tu përgjigjet pyetjeve në respekt të ligjit dhe transparencës”.

Agjensia e Lajmeve NOA, 14.05.2012