Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjigandet austriake dhe franceze, interes per privatizimin e HEC-eve Bistrica 1, Bistrica 2, Ulëz dhe Shkopet

Nën drejtimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Nasip Naço, u mblodh dje Komisioni për Vlerësimin e Shprehjeve të Interesit për privatizimin e shoqërive “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2” sh.a dhe “HEC Ulëz Shkopet” sh.a.
Komisioni për Vlerësimin e Shprehjeve të Interesit shqyrtoi shprehjet e interesit të paraqitura deri më datë 15 Maj 2012, për privatizimin e shoqërive “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2” sh.a dhe “HEC Ulëz Shkopet” sh.a dhe dokumentacionin shoqërues. Nga shqyrtimi i dokumentacionit rezulton se kanë shprehur interes kompanitë EVN – Austri; CNR & CN’AIR (leader CNR – kompania nr 2 ne vend) France dhe VERBUND Hydro Power AG – Austri.
Duke verifikuar shprehjet e interesit dhe dokumentacionin e paraqitur rezulton që, të treja këto kompani kanë shprehur interes për privatizimin e të dy shoqërive, duke paraqitur shprehjet e interesit dhe dokumentacionin shoqërues për secilën shoqëri. Kompanitë e interesuara kanë paraqitur dokumentacionin e kërkuar në Shpalljen për Tender Ndërkombëtar si: çertifikatë regjistrimi; çertifikatë nga gjykata; pasqyrat financiare të vitit të fundit financiar; informacion mbi eksperiencën teknike dhe profesionale në operimin e hidrocentraleve; marrëveshja e bashkimit të operatorëve (në rastim e konsorciumit).
Meqënëse kompanitë kanë shprehur interesin për të marrë pjesë në procesin e tenderimit dhe kanë treguar që përmbushin kriteret e kualifikimit të botuara në Shpalljen për Tender Ndërkombëtar, Komisioni i Vlerësimit të Shprehjeve të Interesit vendosi t’u dërgojë ftesën për ofertë kompanive EVN – Austri, CNR & CN’AIR (leader CNR) France dhe VERBUND Hydro Power AG – Austri, për pjesëmarrje në tenderin për privatizimin e shoqërive “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2” sh.a dhe “HEC Ulëz Shkopet sh.a”.
Lidhur me privatizimin e shoqërisë “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2” sh.a pritet shprehja e interesit deri më datë 4 Qershor 2012 dhe për shoqërinë “HEC Ulëz Shkopet” deri më datë 6 Qershor 2012.

energjia.al, 16.05.2012