Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

SHBA sanksione ndaj importuesve të naftës iraniane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka miratuar vendosjen e sanksioneve të reja ndaj vendeve blerëse të naftës së Iranit. Në një deklaratë, shefi i Shtëpisë së bardhë deklaroi se aleatët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë vendosur të bojkotojnë naftën e Iranit nuk do të përballeshin me pasojat negative duke qënë se në tregjet botërore kishte sasi të mjaftueshme nafte.
Një hap i tillë do të lejonte që Shtetet e Bashkuara të Amerikes të merrnin masa kundër bankave të huaja, të cilat përdoren për nënshkrimin e marrëveshjeve për blerjen e naftës iraniane. Obama deklaroi se do të vazhdonte të monitoronte me kujdes tregun global për tu siguruar se reduktimi i naftës së Iranit është një veprim i përballueshëm.
Vende të tilla si Korea e Jugut, India, Kina, Afrika e Jugut dhe Turqia, të cilat importojnë naftën e Iranit do të përballen me presionin e Shteteve të Bashkuara. Turqia bëri të ditur të premten se do të reduktonte me 20 përqind importin e naftës së këtij vendi.

www.balkanweb.com, 31.03.2012