Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kaskada e Drinit, nivelet në HEC-e, më keq se në verë

Pritshmëritë se ndoshta dimri apo shkrirja e borës do të rregullonin situatën në kaskadën e Drinit tashmë duhet të lihen mënjanë. Nivelet e liqeneve në tri hidrocentralet kryesore në vend janë tejet të ulëta, ndërkohë që prurjet janë një tregues se në vijim nuk do të ketë asnjë përmirësim. Fierza dje shënonte një nivel 260.2 metra, kurse prurjet ishin 180 m3/s. Komani shënonte 171.2 metra dhe prurjet anësore ishin vetëm 60 m3/s, kurse Vau i Dejës ka një nivel 73 metra dhe nuk ka prurje anësore. Të gjitha këto nivele rezultojnë të jenë më keq se në verë. Aktualisht, Korporata Elektroenergjetike prodhon në mënyrë të kontrolluar, duke u përpjekur që të ruajë rezervën për periudhën në vijim, e cila nëse do të vijojë të shoqërohet pa reshje, do të duhet vërtet të na shqetësojë. Për marsin KESH ka të nënshkruar kontratën e importit. Pritet që ngrohja e kohës dhe ulja e konsumit të ndikojnë pozitivisht në uljen e importit dhe relativisht edhe të shpenzimeve që kryhen, të cilat gjatë kësaj periudhe e vunë KESH-in në vështirësi financiare.
Situata ne kaskade
Fierza
Niveli                      260.2 metra
Prurjet                    180 m3/s
Komani
Niveli                      171.2 metra
Prurjet anësore         60 m3/s
Vau i Dejës
Niveli                       73 metra
Prurjet anësore        S’ka

Gazeta Panorama, 17.03.2012