Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive:Autoriteti i Konkurrences ka konfirmuar shtremberimin e skemes se shitjes me komision te karburanteve!!!

Portali i Energjise sjell ne vemendje dhe nje here ceshtjen shume te rendesishme te shtremberimit te tregut te karburanteve, per shkak te skemes aktuale te shitjes me komision te naftes. Autoriteti i Konkurrences, me ane te Vendimit Nr.118, datë 29.05.2009 “Për disa rekomandime për aktet ligjore dhe nënligjore që ndikojnë në nivelin e konkurrencës në tregun e shitjes me shumicë të karburanteve”. ka analizuar ndikimin i Udhëzimit Nr. 17 datë 15. 05. 2008 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” 5 të Ministrit te Financave. Me poshte eshte analiza e Autoritetit, i cili thekson se ky Udhëzim mund të krijojë premisa për kufizimin e konkurrencës në tregun e shitjes me pakicë të karburanteve:
“Sipas pikës 9.4 të këtij Udhëzimi, importuesit dhe prodhuesit vendas të karburanteve, konsiderohen si furnizues të nivelit të parë (kryesor) dhe furnizojnë me shumicë shoqëritë e tregtimit me pakicë, të cilat më pas, furnizojnë me të njëjtin mall klientët, që normalisht janë konsumatorë finale.
Subjektet e ndryshme që veprojnë në tregun e hidrokarbureve kanë pretenduar se Udhëzimin Nr. 17 datë 15.05.2008 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” dhe amendimet që i janë bërë këtij Udhëzimi, çojnë në kufizim të konkurrencës. Sipas pikës 9.4 të këtij Udhëzimi importuesit dhe prodhuesit vendas të karburanteve, konsiderohen si furnizues të nivelit të parë (kryesor) dhe furnizojnë me shumicë shoqëritë e tregtimit me pakicë, të cilat më pas, furnizojnë me të njëjtin mall klientët, që normalisht janë konsumatorë finale.
Ky Udhëzim mund të krijojë premisa për kufizimin e konkurrencës në tregun e shitjes me pakicë të karburanteve. Siç u citua dhe më sipër, në këtë Udhezim është përcaktuar roli i shoqërisë së tregtimit me pakicë si agjente dhe perfaqësuese e shoqërisë së tregtimit me shumicë. Nëpërmjet deklarimit të cmimit të shitjes me pakicë në faturat e shitjes me shumicë mundësohet transparenca e çmimeve të aplikuara. Marrëdheniet midis ndërmarrjeve që operojnë në nivele të ndryshme tregtimi të karburanteve, organizohen në bazë të kontratave bilaterale, me afate dhe kushte të përcaktuara, bazuar në vullnetin e lirë të tyre. Pra, aktet normative në fjalë, nuk i kushtëzojnë apo ngurtësojnë këtë marrëdhënie bilaterale, ku stacionet e bardha mund të përzgjedhin lirshëm midis ndërmarrjeve që shesin me shumicë për kushtet më të favorshme konkuruese. Pra, konkurrenca është e përqendruar në nivelin e shitjes me shumicë.”

energjia.al, 09.03.2012