Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, nuk shqyrtohet raporti vjetor i komisionit të minierave

Në Komisionin për Zhvillim Ekonomik nuk është shqyrtuar raporti vjetor i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) për vitin 2018.

Duke thënë se raporti për KPMM është mjaft me rëndësi për shqyrtim, kryetarja e Komisionit, Sala Berisha-Shala, tha se në mungesë të kuorumit nuk mund të diskutohet për këtë raport.

“Është e pakuptueshme që anëtarët nuk vijnë në Komision”, tha Shala.

Në këtë Komision kanë marr pjesë vetëm deputeti Lutfi Zharku dhe kryetarja Sala Berisha-Shala.

Telegrafi,  16.04.2019