Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

3Power Energy Group, do ndërtojë HEC 127 MGW në Shalë

Kompania “3Power Energy Group” ka njoftuar dje se ka fituar një koncesion në Shqipëri për ndërtimin e një hidrocentrali prej 127 Megavat në lumin e Shalës në Malësi të Madhe. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kompania. Koncesioni është i tipit BOT dhe 3Power Energy Group ka njoftuar se ka 75 për qind të aksioneve dhe se do të investojë për ndërtimin e këtij HEC-i rreth 180 milionë dollarë, duke e cilësuar Shqipërinë si një ndër vendet më të pasura në botë me burime ujore. Kompania ka njoftuar nëpërmjet një komunikate për shtyp se marrëveshja koncesionare është miratuar nga Ministria e Ekonomisë në Shqipëri dhe nga Këshilli i Ministrave. Gjithashtu, kompania ka njoftuar se vlera e koncesionit të projektit është 20 milionë euro, ndërkohë që parashikohet që hidrocentrali të ketë përfunduar së ndërtuari në vitin 2015. Ky është investimi i parë në Ballkan, ndërkohë që kompania ka investime të ngjashme në vende të tjera të zhvilluara të Europës, në Amerikë dhe Azi.

Gazeta Mapo, 07.01.2012