Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Urgjent: Tiranë, zjarr në depozita karburanti, lëndohen 3 persona (Update)

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në orët e vona të mbrëmjes së sotme në disa depozita të një pikë karburanti në aksin rrugor Tiranë-Durrës.
Mësohet se forca të shumta policie zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje të cilat po tentojnë të neutralizojnë dhe shuajnë flakët.
Tre persona janë lënduar nga flakët dhe janë dërguar menjëherë në spital për mjekime jendja e të cilëve nuk bëhet e ditur.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, grupi hetimor po mbledh të dhënat që do ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

www.balkanweb.com, 15.10.2011

Shuhet zjarri në autostradën Tiranë – Durrës
Zjarri ra në pikën e një karburanti, tre të lënduar dërgohen në spital
Zjarri që ra rreth një orë më parë në pikën e një karburanti në autostradën Tiranë-Durrës është shuar I gjithi, falë ndërhyrjes zjarrfikësve.
Zjarri ra në një prej godinave afër pikës së karburantit dhe ato kanë sjellë shpërthimin e depozitave njëra, pas tjetrës.
Por falë ndërhyrjes së policisë, RENES dhe mbi të gjitha të zjarrfikëseve, u bë I mundur lokalizimi dhe më pas shuarja e zjarrit.
Nga ky zjarr janë lënduar tre persona, të cilët ishin rojet e objekteve dhe karburantit. Të tre personat janë dërguar në spital dhe i janë nënshtruar ekzaminimeve dhe mjekimit të të plagëve të marra nga djegia.

TV ABC News, 15.10.2011

Shpërthimi i depozitave në superstradën Tiranë-Durrës, nisin hetimet
Zjarri që shpërtheu mbrëmjen e sotme është në shuarje e sipër dhe flakët janë lokalizuar në çisternën ku shpërtheu tek pika e depozitave të karburantit në Kashar tek superstrada që lidh Tiranën me Durrësin.

Dilaver Laçi, drejtor i Repartit për Mbrojtjen Kundër Zjarrit dhe Shpëtimit nga Katastrofat të qarkut Tiranë, konfirmoi se është lokalizuar zjarri dhe situata është vënë nën kontroll rreth një orë pas nisjes së flakëve.
“Në dispozicion të situatës së krijuar janë vënë nëntë makina zjarrfikëse dhe 80 forca të ekipeve të shpëtimit të MKZ”, – tha Laçi.
Ai tha se shkak i mundshëm i shkakut është shpërthimi në rrethana ende të paqarta të zjarrit në çisternën që gjendet tek depozitat e karburantit dhe gazit të lëngshëm.
Laçi konfirmoi se nuk bëhet fjalë për rrezik të përhapjes së zjarrit në depozita gazi të lëngshëm. Kurse pohoi se përreth vendngjarjes ka disa magazina private me mallra të ndryshme.
Sakaq një grup hetimor është ngritur në vendngjarje. Ende nuk ka të dhëna të qarta për shkaqet se pse nisi shpërthimi tek depozitat.

Agjensia e Lajmeve NOA, 15.10.2011