Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: Deputeti Klosi ne Parlament, autostrada Tiranë-Durres ka 60 pika karburanti

Sipas socialistit Blendi Klosi me akti normativ po përgatitet një aferë korruptive, po kërkohet të ngrihet një industri e cila do bazohet mbi korrupsionin qeveritar. “Nuk janë vetëm varrezat e makinave që ndodhin rrugët që dëmtojnë mjedisin. Cfarë po bën qeveria për të hequr guroret, bizneset që janë buzë rrugëve, për të rregulluar akset rrugore, pikat kryesore ku kemi pikat turistike.
“Në Durrës, te Kthesa e Plepave, vetëm plepa nuk ka. Mund të ketë çfarë do lloj mbetje urbane, mund të shiten cdo gjë, por nuk ka plepa. Te Ura e Dajlanit, edhe atje zona e mbingarkuar.Pastrojini. Përgjatë autostradës Tepelenë- Gjirokastër e ndërtuar nga qeveria greke nuk ka një pikë ndotjeje, nuk ka një pikë karburanti, Të marrim autostradën Tiranë-Durës, e ndërtuar nga qeveria shqiptare, ka 60 pika karburanti”- tha Klosi duke akuzuar maxhorancën se ka “zero kontroll mbi realitetin e rrugëve.”
Sipas deputetit socialist me aktin normativ kërkohet “të ngrihet një industri monopol. Tia heqim biznesin këtyre pakiace dhe tia kalojmë grosistëve. Akti normativ e dëshmon këtë, Do marrin skrapin do e shesin te grosistët”.

energjia.al, 30.09.2011