Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

UKT kërkon të privatizojë HEC-in e Lanabregasit

Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës kërkon të privatizojë hidrocentralin e Lanabregasit pranë Kryeqytetit. Drejtori i kësaj ndërmarrjeje, Sahit Dollapi, tha për RTV SCAN se, fuqia e instaluar e këtij hidrocentrali plotëson të gjitha nevojat e institucionit.
Ujësjellës-Kanalizimet Tiranë, është një konsumator i madh i energjisë dhe blerja e hidrocentralit do të sillte edhe një ulje të kostove operative. Pronësia e hidrocentraleve për plotësimin e nevojave të ujësjellësit është një praktikë e aplikuar në shumë vende të Europës.

TV Scan, 21.09.2011