Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Stuhi tropikale. Bllokohet prodhimi i naftës në SHBA

Shi i dendur dhe erëra të forta goditën  LaFource Parish  në pjesën jugore të Luiziana ndërsa stuhia tropikale Lee vazhdoi rrugën e saj përgjatë Gulf Coast.  Shpëjtësia e erës arriti në 80 km në orë e shkaktoi përmbytje në të gjithë rajonin bregdetar. Rreshjet e shkaktuara nga Lee pritet të zgjasin dhe gjatë ditëve në vijim e masa për tu përballur me shiun e dendur janë marrë dhe në New Orleans.
Valët e baticës së stuhisë shkaktuan përmbytje dhe në  zonat bregdetare të Luizianas, Misisipit dhe Alabamas ndërsa  stuhia pritet të kalojë më në juglindje të vendit. Ndonëse  ee nuk është ndër stuhitë më të fuqishme që kanë goditur rajonin këtë vit masat paraprake cuan në  përgjysmimin e prodhimit të naftës. Të paktën 60 për qind e rafinerive të naftës të SHBA në det, të gjitha të vendosura në Gjirin e Meksikës si dhe rreth 55 për qind e uzinave të prodhimit të gazit janë mbyllur që nga e premtja.
Puna në gjirin e Meksikës do të rifillojë javen e ardhshme pas kalimit të stuhisë.

TV Albanian Screen, 04.09.2011