Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tregu i gazit të lëngshëm, Autoriteti i Konkurrencës: Ka monopol

Sipas drejtoreshës së këtij institucioni, është hapur hetim i thelluar ndaj kompanisë në Porto-Romano
Në tregun e shërbimit të gazit të lëngshëm ka monopol.
Me këtë konkluzion, Autoriteti i Konkurrencës i referohet situatës së krijuar në Porto Romano, ku kompania koncnesinare ndalon ngarkimin-shkarkimin e anijeve të gazit të lëngashëm.
Sipas drejtoreshës së këtij institucioni, Lindita Lati, Autoriteti ka hapur hetim të thelluar ndaj kompanisë Porto-Romano, e cila për shkak të sjelljes së saj të përsëritur, që shkel ligjin e konkurrencës, rrezikon penalizimi.
Ndër të tjera, Lati sqaron se arsyet që çojnë në krijimin e monopoleve si dhe ato që do të mund të shmangnin situata të tilla.
Aktualisht puna e Autoritetit të Konkurencës është e përqendruar në disa tregje, drejt të cilave kanë ardhur edhe ankesat e shumta nga konsumatorët.
Përsa i përket hetimit të thelluar në tregun e gazit të lëngshëm, disa ditë më parë.
Komisioni i Konkurrencës u shprehe se mund të ndodhemi përballë të rrezikut të kryerjes së një dëmi të rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrencën, duke parë dhe mundësinë e shkeljes së ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

TV ABC News, 16.08.2011