Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

METE, program koncesionesh për HEC-e mbi Vjosë, Osum dhe Drini i Zi

Një grup pune në Ministrinë e Ekonomisë është drejt përfundimit të dokumentacionit për hapjen e garës koncesionare për ndërtimin e disa hidrocentraleve të rinj në lumenjtë e Vjosës, Osumit si dhe Drinit të Zi. Burime të METE-s bëjnë të ditur se, ndërtimi i HEC-ve lokalë mbi lumin e Vjosës janë llogaritur të kenë një fuqi të instaluar mbi 300 MW ato mbi lumin e Osumit me një fuqi të llogaritur prej rreth 100 MW, ndërsa ato mbi lumin Drini i Zi me një fuqi të llogaritur prej rreth 350 MW. Në këtë bllok HEC-esh mbi lumin Drin i Zi më i rëndësishmi është HEC-i i Skavicës, i projektuar prej shumë vitesh. Deri tani në dispozicion të biznesit vendas dhe të huaj janë propozuar ndërtimi i rreth 280 HEC-ve vendorë të vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj me një fuqi të instaluar prej rreth 1 300 MW. Për diversifikimin e burimeve prodhuese energjetike janë përfshirë në gara edhe ndërtimi i rreth 12 parqeve me erë për prodhimin e energjisë elektrike, me një fuqi të instaluar prej rreth 1 600 MW.

Gazeta Rilindja Demokratike, 14.07.2011