Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kukës, konflikt për ndërtimin e HEC-it mes banorëve e firmës

Ndërtimi i një hidrocentrali në fshatin Cernalevë në Kukës, është kthyer në një mollë sherri mes banorëve të fshatit dhe firmës ndërtuese, për shkak të pretendimeve për pronësinë mbi tokën. Konfliktet kanë qenë serioze dhe kanë degjeneruar në dhunë. Banorët e Cernalevës deklarojnë se janë përleshur me policinë për faktin se ata nuk lejojnë që ndërtuesit të vijnë dhe të shkatërrojnë pyjet dhe tokat e fshatit, pa paguar më parë dëmet që shkaton një punë e tillë.
“Na kanë ardhur këto firmat që si dimë kush janë e as i njohim. Ato duan të bëjnë hidrocentrale pa pyetur fshatin. Kemi dalë për të mbrojtur vatanin tonë, s’kemi dalë për tu zënë”, shprehet një banor.
Ndërsa administratori i firmës deklaron se “Kjo kontratë nuk është pasuri e kompanive është njëpasur kombëtare. Ky objekt ndërtohet me lekët e privatëve, do shfrytëzohet sipas kontratës dhe do ti dorëzohet shtetit, por banorët nuk e kuptojnë këtë. Ne do ti vazhdojmë punimet pasi jemi juridikisht, teknikisht në rregull. Dëmi që na është shkaktuar tani është afërsisht 30 milion lekë të reja. I kanë gjuajtur punëtorëve me mjete të forta…deri edhe në spital kanë përfunduar”, tha Kujtim Kolgjini.
Ndërkohë policia nga ana e saj ka arrestuar katër prej banorëve, pjesëmarrës në protestën e dhunshme të zhvilluar një ditë më parë në Cernalevë. Sipas burimeve zyrtare janë arrestuar nën akuzën e “Kundërshtimit të forcave të rendit në bashkëpunim’’ dhe “Vetëgjyqësisë’’, katër shtetasit: Fatmira Dauti vjec 47, Mysie Memishaj vjec 48, Adlike Dauti vjec 16 si dhe Maxhun Dauti, vjec 15.

www.balkanweb.com, 29.06.2011