Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Naço: Privatizimi i HEC-ve, shans për biznesin gjerman

Qeveria shqiptare i bën një ftesë biznesit gjerman për të marrë pjesë në privatizimeve e katër hidrocentraleve, miratuar së fundmi nga Parlamenti. Në takimin e zhvilluar mes ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikës, Nasip Naço dhe përfaqësuesit të bankës gjermane, KfW, Olaf Zymelka, që është edhe drejtor i Divizionit për Energjinë dhe Transportin për Europën Juglindore dhe Turqinë, palët kanë diskutuar për procesin e ri të privatizimeve. Theksojmë se banka gjermane KfW ka financuar rehabilitimin e dy HEC-eve në jug të vendit, Bistrica 1 dhe 2, me vlerë mbi 30 milionë euro, ndërsa qeveria shqiptare kërkon t’i shesë. “Gjatë bisedës ministria tha se, procesi i privatizimit të aseteve shtetërore ofron mundësi për KfW-në apo për biznesin gjerman, për të operuar mbi bazën e marrëveshjeve koncensionare apo joint ventures”, – thotë zyra e shtypit. Banka KfW ka akorduar qindra milionë euro kredi për zhvillimin e sektorit energjetik në vend dhe është partneri kryesor i qeverisë shqiptare.

Gazeta Shqip, 12.06.2011