Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ministri i METE, Z. Nasip Naço, zhvilloi një takim me përfaqësues të BERZH

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Z. Nasip Naço, priti në datën 3 qershor në një takim një delegacion të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH.
Në këtë takim u diskutua lidhur me bashkëpunimin e deritanishëm me BERZH-in dhe me vazhdimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen, me projekte në fusha të ndryshme, duke përfshirë edhe projektet në fushën energjetike.
Ministri z. Naço vlerësoi kontributin që Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka dhënë për Shqipërinë, nëpërmjet projekteve të ndryshme që kanë ndikuar në rritjen e biznesit dhe të ekonomisë shqiptare.
“Shprehim mirënjohjen dhe falënderime për këtë Institucion Financiar Ndërkombëtar, i cili ka asistuar Shqipërinë, jo vetëm në financimin me fonde, por në projektimin, ndjekjen, zbatimin e një blloku të nevojshëm reformash që kane përmirësuar kapacitetet institucionale, transparencën dhe kanë ndikuar në rritjen e efektivitetit të përdorimit të fondeve”, u shpreh z. Nasip Naço.
Përsa i përket bashkëpunimit në të ardhmen, gjatë takimit mes Ministrit të METE dhe përfaqësuesve të BERZH-it, u diskutua në lidhje me mundësitë e financimit në sektorin e energjisë, mundësitë e financimit për projekte të sektorit privat, nëpërmjet financimit të bankave lokale për këtë qëllim, etj.
Shqipëria është anëtarësuar në BERZH më 18 dhjetor 1991 me një kapital të nënshkruar prej 20 milionë Euro. Aktualisht sektorët kryesor ky fokusohet BERZH janë: Ristrukturimi i Sektorit të Energjisë, Zhvillimi i Sektorit të Transportit dhe të Telekomunikacionit, si dhe në zhvillimin e Sektorit Privat.

energjia.al, 06.06.2011