Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dita botërore e mjedisit, të rinjtë e Tiranës aktivitete sensibilizuese

Në ditën botërore të mjedisit të rinjtë e kryeqytetit kanë nisur një fushtë të gjerë sensibilizuese për të ndikuar tek moshatarët, por edhe tek më të rriturit, në mbajtjen pastër të ambientit dhe mjedisit natyror.
Të mbështetur nga Kryqi i Kuq Shqiptar dhe Instituti i Shëndetit Publik të rinjtë kanë demonstruar me veprime konkrete se cdo të thotë të mbash të pastër dhe të sigurtë territorin duke pastruar hapësrat e gjelbërta në Parkun e Liqenit nga mbetjet urbane.
“Përsa i përet ditës së sotme marrin pjesë gjimanazistët dhe sigurisht nxënësit e klasave të nënta. Kjo nuk është se na prek vetëm neve por ajo prek të gjtihë personat në kryeqytet që dalin nga parku. Kjo do ë ndikojë edhe në të ardhmen tone, një park më i mirë do të thotë një ajër dhe një shëndet më i mirë për të gjithë”,- prehet gjimnazistja e ‘Ismail Qemalit.
“Është një gjë e mirë se ne ndihmojmë mjedisin dhe mjedisi ndihmon shëndetin tonë. Është reciproke”,- thote nxënësja e gjimnazit ‘Ismail Qemali’
Përfaqësues të Kryqit të Kuq Shqiptar tregojnë se projekti pë ruajtjen dhe pastrimin e mjediseve të ndotura është i shtrirë në të gjithë Shqipërinë, nëpërmjet bashkëpunimit që ky organizëm ka me shkollat nëntë vecare dhe të mesme, pjesë e nismës së ndërmarr ‘Për një mjedis të pastër dhe të sigurtë’.
“Aktualisht ne kemi të përfshira gjashtë shkolla të mesme të cilat gjatë gjthë vitit kanë realizuar fushata të tilla. Sot kemi nxënësit e shkollës ‘Ismail Qemali’ dhe në një fazë të mëvonshme do të kemi dhe shkolla të tjera. Ideja është që ta bëjmë gjithë përfshirës dhe ky projekt nuk është vetëm në Tiranë. është në të gjtihë rrethet e Shqipërisë në të gjitha degët e Kryqit të Kuq. Dhe të gjithë gjimnazistët në të gjitha qytetet sot po bëjnë të njëjtën gjë”,- deklaron Anila Llaha, përfaqësuese e Kryqit të Kuq Shqiptar.
Dita botërore e mjedisit e ka pikënisjen në 5 qeshor 1972 në Konferencën e parë të mjedisit të zhvilluar në Stockholm në të cilën Organizata e Kombeve të Bashkuara për herë të parë miratoi të ashtuquajturin ‘Manifest të mjedisit të njerëzimit’.

www.balkanweb.com, 05.06.2011