Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Simaku, kundër privatizimit të HEC-eve

Privatizimi i hidrocentraleve mund të sjellë kolaps në tregun energjetik dhe krijim monopoli. Eksperti për energjinë, Gjergj Simaku tha për RTV SCAN se, reforma në sektorin energjetik nuk parashikonte privatizimin e operatorëve prodhues, por ndërtimin e hidrocentraleve dhe termocentraleve të reja.
Sipas tij, një masë e tillë është e gabuar pasi po nxirret në treg pjesa më fitimprurëse e KESH-it. Simaku shprehet se është e nevojshme një rivlerësim i aseteve të KESH-it dhe më shumë transparencë në sektorin energjetik.
Sipas tij, një situatë aktuale mund të trembë investitorët potencialë. Drafti për kalimin e hidrocentraleve të Bistricës dhe të Shkopet-Ulëzës nga KESH në shoqëri anonime u miratua në parim nga Komisioni parlamentar i Ekonomisë. Kjo bëhet për të përgatitur privatizimin e HEC-eve dhe është hera e parë që vepra të tilla publike dalin në treg për shitje.

TV Scan, 02.06.2011