Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tatimi progresiv, financat nuk dinë nga t’ia nisin

Drafti i propozuar për ndryshimet për tatimin mbi fitimin, i tërhequr vetëm 10 ditë më parë nga Qeveria për rishqyrtim me komunitetin e biznesit, akoma po “fle” në sirtaret e Ministrisë së Financave. Burime zyrtare nga kjo Ministri bëjnë të ditur për RTV SCAN se, akoma nuk është ngritur grupi i punës që do të riformulojë  draftin. Vendimi për tërheqjen për rishikim të projektligjit nga Ministria e Financave është bërë pak ditë para zgjedhjeve lokale, ndërsa tani nuk ndihet njeri për këtë cështje.
Dhe ne me të drejtë na lind pyetja, mos ishte  dhe kjo një taktikë elektorale, apo me të vërtetë do të ndryshojë  ky draft, i cili ka të bëjë drejtpërdrejt me performancën e kompanive të mëdha  që zhvillojnë aktivitetin e tyre në këtë vend? Në kundërshtim me këtë  draft  janë  shprehur  jo vetem  shoqatat e biznesit, por edhe  ekspertë të ndryshëm të ekonomisë.  Të shpresojmë që në ditët në vijim dicka të ndryshojë.
Drafti i parë për tatimin mbi fitimin,  parashikonte aplikimin e një tatimi progresiv mbi bizneset në varësi të shkallës së fitimit. Kështu, ishte propozuar dyfishimi e tatimfitimit për ato kompani që deklarojnë se kanë fitime mbi 20 për qind të xhiros si dhe trefishimin të tij për ato biznese që deklarojnë se kanë fitim mbi 30 për qind të xhiros.  Ndryshimet e propozuara në këtë projektligj kanë një rendësi të madhe edhe për buxhetin, pasi subjektet që preken nga ato janë kryesisht bizneset e mëdha, si bankat, kompanitë e telefonisë celulare apo prodhues të rëndësishëm, të cilat kontribuojnë me sasi të konsiderueshme detyrimesh në arkën e shtetit.

TV Scan, 17.05.2011