Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ymeri: KEDS-i nuk po funksionon

Megjithëse po bëhen gati një vit që nga privatizimi i KEDS, kjo ndërmarrje qartazi nuk po funksionon. Kështu pohoi deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Visar Ymeri në Kuvendin e Kosovës, sipas të cilit kjo ndërmarrje veç se i ka shtuar reduktimet që nga privatizimi, përkundër pohimeve që pas privatizimit gjendja do të përmirësohet.

Ai theksoi se numri i punëtorëve në KEDS që nga privatizimi është rritur dhe se kjo është bërë si pasojë e listave që partitë i kanë dërguar për punësim në këtë ndërmarrje.

“Jemi në një moment, kur punëtoret protestojnë për shkak të pakënaqësive si po trajtohen. Pas privatizimit përfaqësuesit e Qeverisë e arsyetonin privatizimin, premtonin 24 orë rrymë. Ndërkohë që të gjithë jemi dëshmitar që reduktimet jo që janë ndalur por janë shtuar. Tani janë 300 punëtorë më shumë. Rritja e këtij numri të punëtorëve, vjen si rrjedhojë e listave të partisë, që i ka punësuar qeveria. Shumica e të punësuarve të rinj janë pjesëtarë të menaxhmentit”, tha Visar Ymeri.

Portali Telegrafi, 05.05.2014