Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shell nuk do përfshihet në projekte me Rusinë

Prodhuesit më të mëdhenj të naftës kanë filluar të tregohen më ‘të tërhequr’ ndaj projekteve të reja në Rusi teksa sanksionet e SHBA dhe BE mbi veprimet e Moskës në Ukrainë po e bëjnë investimin gjithnjë e më të rrezikshëm dhe pasi Kremlini kërcënon të shqyrtojë rolin e Perëndimit në industrinë e energjisë së Rusisë, më i madhi në botë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian imponuam më shumë sanksione ndaj Rusisë këtë javë si pjesë e masave të tyre për të ushtruar presion mbi Moskën për aneksimin e Krimesë dhe cka ata shohin si mbështetje direkte për separatistët pro-ruse që kanë kanë ‘pushtuar’ ndërtesat publike në Ukrainën lindore.

Komentet e Henry erdhën vetëm pak javë pasi shefi ekzekutiv i Shell, Ben van Beurden vizitoi Rusinë dhe u takua me presidentin rus Vladimir Putin për të marrë pjesë në festimet që shënjojnë 20 vjetorin e projektit të gazit Sakhalin-2, një nga investimet më të mëdha të huaja direkte në Rusi.

Shefi Ekzekutiv i BP, Bob Dudley vizitoi gjithashtu Moskën në fillim të këtij muaji dhe tha se kompania ishte ‘tepër solide’ me investimin e saj në vend, ku ai zotëron një të pestën e naftës kombëtare ‘kampion’ të Kremlinit, Rosneft.

Megjithatë, investitorët janë gjithnjë e më të shqetësuar në lidhje me ekspozimin rus të kompanive më të mëdha të naftës. Kryetari i Rosneft, Igor Sechin një aleat i ngushtë i Putinit, ishte përfshirë në listën e sanksioneve këtë javë, por kompania, së bashku me gjigandin shtetëror të gazit Gazprom dhe drejtuesit e saj, iu shmang sanksioneve për momentin.

Putin tha të martën se Moska nuk shihte asnjë nevojë për sanksione ‘reciproke’, por ka gjasa të rikonsiderojë pjesëmarrjen e kompanive perëndimore në projektet e energjisë.

Richard Hunter, kreu i kapitaleve në Hargreaves Lansdoën Stockbrokers, tha se ekspozimi ndaj Rusisë ishte ndër sfidat kryesore për operacionet e Shell.

Revista Monitor, 02.05.2014