Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gazsjellësi Transadriatik, nis studimi në Itali

Konsorciumi që synon të realizojë projektin e një gazsjellësi, që kalon nga Shqipëria, ka nisur punën për vlerësimin e impaktit mjedisor dhe shoqëror në Itali, ku do të përfundojë tubacioni, pas kalimit nën detin Adriatik. Një gjë e tillë është bërë në të gjithë vendet ku do të kalojë ky objekt energjetik. Gazi do të vijë nga fusha e Shah Denizit, në rajonin e Kaukazit dhe mendohet që gazsjellësi të jetë funksional nga viti 2017-të, duke e lidhur Shqipërinë për herë të parë me linjat e gazit natyror.

Gazeta Shqiptare, 17.05.2011