Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksportet e mineraleve shqiptare drejt Italisë

Nga studimi i fundit i variablave të tregtimit të mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike të INSTAT, duket qartë një orientim i eksporteve drejt Italisë dhe një “braktisje” e dukshme e tregut spanjoll.
Shifrat tregojnë qartë që kemi një rritje të këtyre vlerave në lidhje me Italinë, duke krahasuar muajin mars të këtij viti me marsin e vitit 2018, me një vlerë prej 1 miliard e 216 milionë lekësh.

Ndërsa nga ana tjetër një tjetër shifër e rëndësishme spikat në studim por kësaj here me vlerë negative. Janë pikërisht eksportet e po të njëjtave mallra të cilat shënojnë një zbritje drastike për po të njëjtën periudhë.

Më konkretisht vendi ynë ka eksportuar në marsin e 2018, minerale, lëndë djegëse si dhe energji elektrike në Spanjë me një vlerë prej 5 miliard e 256 milionë lekësh ndërsa këtë vit vetëm 3 miliard e 216 milionë lekë, me një diferencë drastike prej afro 2 miliard lekësh.

Scan,  18.04.2019