Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ecolibera, shtëpia e së ardhmes në kodrat e Italisë

Në një kodër, pak kilometra nga qendra e Astit në Milano ndodhet kompleksi i parë i banimit në Itali në kategorinë energjetike A4. Vila e parë ‘Ecolibera’ e emërtuar kështu sepse ka synim që të jetë miqësore ndaj mjedisit dhe e pavarur totalisht në aspektin energjetik, është inauguruar këtë muaj në Castiglione.

Eco do të thotë ekologjike sepse banesa ka zero emetime. Po është edhe ekonomike dhe investimi kthehet për një 5 vjeçare dhe garanton kohëzgjatje të madhe. Ulja e kostove ndjehet direkt sepse hiqen shpenzimet e karburantit dhe faturat e tjera” shpjegon Pierpaolo Zampini, themelues i Finlibera, shoqëri milaneze që ka idetuar projektin.  Shtëpia është e projektuar që të qendrojë e palidhur me rrjetin elektrik dhe atë të gazit. Këto nevoja sigurohen përmes një impianti fotovoltaik me efiçencë të lartë. Madje, edhe duke përdorur pajisjet e palestrës që ka vila, prodhohet energji.

Scan,  12.10.2019