info@energjia.al

Lagja e portit dhe zona turistike janë pa energji elektrike prej mëngjesit të ditës së sotme.

Shkak është bërë djegia e transformatorit që furnizon 1 mijë abonentë në këtë zonë mes tyre dhe shumë biznese.

Ende nuk është marrë asnjë masë për zëvendësimin e transformatorit të djegur.

Shqiptarja.com  22.09.2017

Edhe pse në një terren të vështirë të krijuar nga thatësira e tejzgjatur dhe shtrenjtimi i importeve të energjisë, Operatori i Shpërndarjes OSHEE mbajti të lartë nivelin e fitimeve dhe për gjashtëmujorin e parë të vitit.

Fitimet e OSHEE për janar-qershor 2017 arritën rreth 4 miliardë lekë ose 29.4 milionë euro me një rënie prej 7 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë raportuese të vitit 2016.

Për shkak të rezultateve pozitive kompania ka paguar tatim fitim në arkën e shtetit 821 milionë lekë ose 6 milionë euro, por kjo shumë ishte 25 për qind më e ulët se vitit të kaluar.

Të ardhurat e OSHEE-se nga shitja e energjisë ishin 26,7 miliardë lekë në nivele të ngjashme me gjashtëmujorin e 2016-es.

Pjesën kryesorë në të ardhura e zunë ato nga shitja e energjisë me 25.6 miliardë lekë, ndërsa të ardhurat nga kamatëvonesat ishin 523 milionë lekë ose 56 për qind më pak se nga viti i kaluar.

Të ardhurat nga lidhjet e reja kanë çuar një shumë të konsiderueshme në buxhetin e OSHEE-se prej 332 milionë lekësh. Kjo vlere është 8 për qind më e lartë se një viti më parë për shkak të ndryshimit të tarifave për këto shërbime.

OSHEE bleu për gjashtëmujorin e parë 3,277,543 MW/h orë energji po hodhi në rrjet 2,339,250 MW/h pasi niveli i humbjeve vijoi të jetë 28.63 për qind ndonëse në nivele më të ulta se një vit më parë.

Shpenzimet e kompanisë gjithsej ishin 22.6 miliardë lekë  me një rritje prej 2 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Shpenzimet për blerjen e energjisë ishin 14 miliardë lekë ndërsa ato për personelin 5 miliardë lekë.

Revista Monitor,  22.09.2017

OSHEE shpenzoi mbi 70 milionë euro për të siguruar furnizimin me energji elektrike për qytetarët, gjatë periudhës së thatësirës ekstreme të muajve qershor shtator. Por Adrian Çela, i rikthyer tashmë në postin e administratorit të OSHEE-së, thotë se kjo nuk do t’i rrezikojë investimet të cilat do të vazhdojnë sipas planit.

“OSHEE do të vazhdojë investimet pa hasur asnjë pengesë sepse performanca e mirë e kompanisë e lejon që mos t’i ndërpresim këto investime”, u shpreh Adrian Çela, administrator i OSHEE.

Çela thotë se me shtimin e numrit të turistëve, prioritet do të kenë zonat bregdetare nga veriu në jug.

“Vlen të përmendet investimi në jug, Qeparo e Palasë, tuneli uji ftohtë deri në Orikum, 2 nënstacione në Himarë dhe Orikum dhe Velipoja që kishte mbetur mbrapa. Dhe një gjë, Gjiri i Lalzit fillon investimi në nënstacionin e ri dhe më pas në rrjeti 20 kilovolt”, tha Çela.

Kreu i OSHEE-së bën publike shifrat e arkëtimeve për 8 mujorin, që janë rritur në 42.6 miliardë lekë. Ndërsa niveli i humbjeve ra 27.5 %, ndonëse me një ritëm më të ulët krahasuar me vitet e tjera.

“Kur filloi reforma humbjet ishin 40 % dhe niveli i abuzimit sheshit, aq sa hapat e parë të rikuperimit ishin të ndjeshme. Tani rikuperimi nuk është aq i madh sepse nuk ka aq shumë abuzim. Tani niveli i abuzimeve kërkon investime që sjellin efekt jo vetëm në humbje joteknike, por edhe teknike dhe kompania duhet të investojë 350 mln euro në vit që të kapë targetin prej 5 përqind në 5 vjet”, u shpreh administrator i OSHEE.

Top Channel,  21.09.2017

Disa zona në Tiranë nesër do të jenë pa energji elektrike për shkak të punimeve që po kryhen nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Nga ora 09:00 deri në orën 15:00 do të ketë kufizim të energjisë Shtëpia e Pritjes tek Presidenca dhe disa ambiente afër saj si dhe rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit” në zonën e ish-Bllokut.

“Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve që po kryhen për instalimin e rrjetit 20 kv në kabina, në datë 20 shtator, ora 09:00-15:00 do të ketë kufizim të energjisë Shtëpia e Pritjes tek Presidenca dhe disa ambiente afër saj si dhe rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, pjesërisht’, thuhet në njoftimin e OSHEE.

Shqiptarja.com  20.09.2017

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të investojë 153 milionë lekë për ndërtimin e rrjeteve elektrike në Golem dhe Vlorë. Kompania ka hapur dy procedura për tenderim, përkatësisht me fondet limit 79.5 milionë lekë dhe 73.5 milionë lekë.

Projekti i rrjetit elektrik të zonës së Golemit përmban linjat e tensionit të mesëm 20kV dhe kabina transformacioni me tension 20.0.4kV. Ndërhyrja konsiderohet e domosdoshme për shkak të gjendjes së keqe teknike, të mbingarkuar dhe me humbje të larta.

Zona prej 4  km² shtrihet nga Shkëmbi i Kavajës deri në Qerret dhe përfshin rreth 12 mijë abonentë, numër që pritet të rritet ndikuar nga zhvillimi intensiv i ndërtimeve në zonën bregdetare.

Ndërkohë në Vlorë, OSHEE ka përgatitur projektin për ndërtimin e rrjetit të tensionit të mesëm, i cili përshin edhe ndërtimin e disa kabinave të transformacionit dhe rikonstruksionin e kabinave ekzistuese.

Kabinat shtesë do të vendosen në pika të caktuara, me qëllim uljen e ngarkesave.

Procedurat janë të hapura deri më datë 10 tetor, ndërsa punimet për këto projekt do të zgjasin 4 muaj nga dorëzimi i sheshit.

Scan Tv,  18.09.2017

Një abonente nga Fieri kishte hequr metesin duke e fshehur ate, veprim i cili eshte konstatuar nga grupet e OSHEE, te cilet e kallëzuan ate ne Polici.
Aksionet per vjedhjen e energjisë vijojnë normalisht, ku ne Fier, p.sh., janë konstatuar disa raste. Aksione të përqëndruara ka patur edhe në zonën e Librazhdit.

Konkretisht në Fier, abonentja Bajame G., zhduku matesin e energjise dhe për këtë arsye u denoncua.

Të tjera raste si: Qemal K., nuk kishte kontrate dhe u gjet i lidhur me energji, duke mos patur as matës; Çobo B., procedim për rilidhje të paligjshme; si dhe Lulzim T., u kap në flagrancë duke vjedhur energjinë elektrike.

Po nga Fieri regjistrohet nje incident i shentuar, ku për shkak të detyrës goditet elektricisti Indrit M. Punonjësi ka asistuar në kontrollet e natës per vjedhjen e energjisë nga abonentët, në fshatin Radostinë.

Në Librazhd, zonë nën administrim nga Drejtoria Rajonale OSHEE Elbasan, janë zbuluar raste të vjedhjes së energjisë elektrike, ku konkretisht:

Ilmi B., Altin S., Gentian S., dhe Alil A., u kapën me rilidhje të paligjshme të energjisë. Policia, në vendngjarje, kreu veprimet, kurse materialet i kaluan prokurorisë.

energjia.al  18.09.2017

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, do të realizojë brenda muajit tetor blerjen e energjisë përmes platformës së prokurimit online.

Drejtori i Shitjes dhe Tregtimit të energjisë në OSHEE, Elton Sevrani, gjatë një interviste dhënë gazetarit të TCH, Donald Jorgoni, shpjegoi se jemi në fazën finale të prezantimit të kësaj platforme.

“OSHEE ka disa muaj që ka hapur procedurën për krijimin e një platforme online.

Jemi duke testuar platformën me të gjithë subjektet pjesëmarrëse në tregun e energjisë, rreth 12, për të parë si do funksionojë kjo platformë.

Brenda muajit tetor, të detyruar dhe nga vendimi i fundit i ERE ne do të realizojmë blerjen e energjisë me platformën online”, ka deklaruar Sevrani.
Lidhur me procedurat e funksionit të kësaj platforme, drejtori i shitjes dhe tregtimit të energjisë ka shpjeguar se, të gjithë subjektet do të dërgojnë ofertat e tyre pas njoftimit nga

OSHEE të publikuar në kalendarin mujor e vjetor që do jetë në website e saj.

“Brenda një kohe shumë të shkurtër ne do të kemi ofertat që shpresojmë se do të jenë më efikase dhe më të shpejta dhe me cmim më të mirë se procedurat që ne realizojmë sot”, nënvizon drejtori i shitjes dhe tregtimit të energjisë në OSHEE, Elton Sevrani.

Në planet afatgjatë, platforma online e blerjes së energjisë elektrike, do ti mundësojë kompanisë OSHEE, si pjesëmarrëse në bursën ndërkombëtare, të tërheqë më shumë ofertues dhe nga tregjet ndërkombëtare.

energjia.al  15.09.2017

OSHEE vijon aksionet e prerjeve të energjisë elektrike ndaj debitorëve.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar disa procedime penale në Vlorë, Shkodër dhe Librazhd.

Kështu, OSHEE Vlorë ka denoncuar në polici babain e elektricistit i cili vidhte energji me linje të dytë jashtë sistemit të matjes në “Lagjen Pavarësia”.

OSHEE deklaron se në Velipojë është shoqëruar nga policia abonenti R. Nikolli pronar i një kompleksi shërbimi, me akuzën e cënimit të matësit dhe manipulim të dhënash.

Gjithashtu në Shkodër Frrok G. dhe Besnik S. në Lezhë Sander S. dhe në Bushat abonenti Mark N. abonentë familjarë sipas policisë kanë cenuar matësin elektrik duke ndërhyrë.

OSHEE u bën thirrje abonentëve mos tentojnë vjedhjen e energjisë, pasi rrezikojnë që të ndëshkohen  deri ne 3 vjet heqje lirie.

Shqiptarja.com  15.09.2017

Eksperti ligjor i OSHEE-së, Romeo Kara paralajmëron se do të zbulojë një skandal të madh me përmasat e çështjes “CEZ”.

Kara njofton në faqen e tij të Facebook se së shpejti do të nxjerrë në pah prova dhe fakte tronditëse ku thotë se janë të përfshirë “oligarkë, të djeshëm e të sotëm, disa drejtues të CEZ, dhe që kanë vjedhur nëpermjet mashtrimit, jo më pak se 19 milionë dollarë”.

Juristi e cilëson skandalin që do të bëjë publik një “uragan” në drejtësi.

Paralajmërimi

Uragani “Irma” po iken, por nje uragan tjeter hapjesh aferash korruptive do te kaloje tek ne.

Duke pritur deri sa te kostituohet qeveria, pasi nuk duam t’i marrim rendesine ketij akti, do te bej prezent nje afere te ngjashme me ate te DIA-CEZ, ku jane perfshire disa oligarke, te djeshem e te sotem, disa drejtues te CEZ, dhe qe kane vjedhur nepermjet mashtrimit, jo me pak se 19 milione dollare.

Do te jap prova e fakte si dhe argumentimet e mija, se kontratat e mbledhjes se borxheve, ishin qoka politike shumengjyreshe, te lidhura edhe me ndikimin e paligjshem ndaj ERE-s, lidhur me vendimet famekeqe te saj, te vendosjes se cmimit te energjise ne favor te CEZ-it dhe ne disfavor te Shtetit Shqiptar, duke bere qe pasojat dhe demet reale te ketyre kontratave te jene shume me teper se 19 milione dollare.

Do te bej prezente per publikun cdo kontrate dhe cdo pagese, si dhe personat pergjegjes ne lidhje per sa me siper.

Prokuroria te veproje si te doje, pasi une se pari, po i drejtohem atij qe eshte realisht i demtuar, populli.

Shqiptarja.com  12.09.2017

Të gjithë operatorët e tregut të energjisë duhet të paguajnë pranë Entit Rregullator të Energjisë një pagesë që njihet si pagesa e rregullimit. ERE publikoi së fundmi një draft mbi mënyrën sesi do të llogartiet kjo pagesë për secilin prej tyre.

Procedura për operatorët

Sipas ERE të licensuarit në zbatim të neneve 45 e 46 te Ligjit 43/2015 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike” dhe të kushteve të licensës depozitojnë në ERE deri me datë 31 Janar te vitit pasardhes pasqyra të plota për vitin e mëparshëm ushtrimor e më tej deri në datë 30 Qershor kopje të audituar të pasqyrave financiare të periudhës së mëparshme nga ku rezulton informacioni mbi të ardhurat e realizuara nga aktiviteti i licensuar që do të perdoren në llogaritjen e pagesave të rregullimit. Nga ana tjetër pagesat e rregullimit duhet te miratohen deri ne 15 Dhjetor te vitit aktual

Si llogaritet pagesa

Në draft Enti nënvizon se pagesat e rregullimit do të llogariten bazuar në peshën specifike që zënë të ardhurat e realizuara në vitin paraardhes nga aktitviteti i ccdo të licensuari ndaj totalit te të ardhurave të sektorit  të energjisë elektrik(pika 6.1). Kjo pagesë për secilin të licensuar është e barabartë me produktin e peshës specifike të llogaritur sipas pikës 6.1 me vleftën për t’u shpërndarë, buxhetin e ERE-s ( pasi të jenë zbritur pagesat fikse nga licensimit ) të percaktuar sipas pikës 1 të nenit 17 të Ligjit Nr. 43/2015 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”.

Nga ana tjetër shoqëritë e licensuara në aktivitetin e prodhimit, furnizimit dhe tregëtimit të energjisë elektrike që në vitin paraardhës nuk kanë pasur aktivitet, pagesa e rregullimit do të jete një shume fikse. Në rastet kur ndonjë shoqeri e licensuar nuk ka paraqitur pasqyrat financiare , sicc parashikon neni 46 i Ligjit 43/2015 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”, atëherë ERE do të përllogaritë këtë pagesë mbi bazën e vleresimeve nga të dhena të marra nga Publikime Zyrtare.

Revista Monitor,  12.09.2017