Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: Fillon lufta, ne 19 prill zhvillohet mega-tenderi vjetor i perqendruar per blerjen e karburanteve prej rreth 11.5 milion dollare

Autoriteti Kontraktor “Drejtoria e Përgjitheshme e Zhvillimit të Prokurimeve të Përqendruara e Ministrisë së Brendshme” njofton hapjen e procedures se prokurimit mbi kufirin e lartë monetar, me objekt prokurimi: ”Furnizim me karburante në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë”.
Fondi limit do te jete 970,233,777 lekë pa TVSH (ose rreth 11.5 milion dollare me TVSH), ndarë në lote si më poshtë.
Loti I. Furnizim me lëndë djegëse për automjete Karburant Diesel (Gazoil) me fond limit 647,561,136 lekë pa Tvsh.
Loti II. Furnizim me lëndë djegëse për ngrohje industriale dhe shtëpiake me fond limit 17,181,347 lekë pa Tvsh.
Loti III. Furnizim me lëndë djegëse për automjete Benzinë pa plumb me fond limit 176,596,946 lekë pa Tvsh.
Loti IV. Furnizim me lëndë djegëse e lëngët për kaldaja me fond limit 96,482,520 lekë pa Tvsh.
Loti V. Furnizim me naftë F-76 me fond limit 21,366,800 lekë pa Tvsh.
Loti VI. Furnizim me lëndë djegëse për automjete, për përdorim shtëpiak dhe GLN industrial (mishelë) me fond limit 11,045,028 lekë pa Tvsh.
Afati per kryerjen e shërbimeve do te jete duke filluar nga lidhja e kontratës deri më 31/12/2012.
Data e zhvillimit te tenderit: 19.04.2012, ora 11:00.
Prokurim elektronik në faqen e internetit www.app.gov.al.
Tashme pritet qe te hapet “lufta” per kete mega-tender, duke pasur parasysh se ketu perfshihen te gjithe nevojat e administrates qendrore si dhe nuk realizohet tender tjeter i ngjashem per te gjithe vitin.

energjia.al, 12.03.2012