Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Space X parakalon Teslan në vlerë

Kompanitë e Elon Musk po konkurrojnë ndjeshëm njëra tjetrën. E nëse deri tani, Musk njihej si njeriu dhe themeluesi i Teslas, tanimë, duhet ta ndërrojmë këtë mendim, duke e njohur si njeriun e Space X.

Kompania hapësinore e themeluar nga vetë ai, tashmë vlen më shumë se Tesla. Space X ka kapur një vlerë tregut prej 33.3 miliardë dollarësh, ndërkohë që Tesla ka mbetur në 32.8 miliardë dollarë. Parakalimi ka ndodhur ditën e Premte.

Elon Musk ndërkohë është aksioneri i mazhorancës në të dy kompanitë si dhe drejtues ekzekutiv i të dyjave. Te Tesla ndërkohë, ai ka më shumë se 20% të pronësisë, ndërsa te Space X rreth 54%. Space X lëshoi me sukses 60 satelitë starlink në hapësirë së fundmi duke grumbulluar më shumë se 1 miliardë dollarë që prej fillimit të këtij viti.

Gjatë së njëjtës periudhë kohore, aksionet e Tesla-s kanë rënë me 44%. Prodhuesi i makinave elektrike nuk po arrin dot të menaxhojë shpenzimet, ndërkohë që edhe paqartësia e të ardhmes në Kinë e ka vendosur në vështirësi serioze kompaninë.

Scan,  03.06.2019