Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Editorial: Markimi i karburanteve ndalon kontrabanden e naftes bruto!!!

Kohet e fundit Drejtoria e Pergjithshme e Doganave dhe Policia e Shtetit jane zgjuar nga “gjumi letargjik” dhe jane hedhur ne aksion per zbulimin dhe parandalimin e kontrabandes & vjedhjes se naftes bruto. Pas disa aksioneve te zhvilluar ne kete fillim viti, janë zbuluar te pakten 5 raste ku dyshohet se eshte kontrabanduar / vjedhur nafte bruto.
Konkretisht jane evidentuar ngjarjet e meposhtme:
– 02 mars 2013 – Policia e Fierit ka bllokuar një sasi prej 200 tonë naftë bruto, e dyshuar si e vjedhur
– 01 mars 2013 – Policia e Fierit ka bllokuar një sasi prej 20 tonë naftë bruto, e dyshuar si e vjedhur
– 22 shkurt 2013 – Policia e Shtetit ka bllokuar një sasi prej 4,500 tonë naftë bruto, dyshuar per kontrabande & evazion fiskal
– 07 shkurt 2013 – Policia e Fierit arrestoi nje person te dyshuar per vjedhjen e nje sasie nafte bruto
– 05 shkurt 2013 – Policia e Fierit ka bllokuar një sasi prej 34 tonë naftë bruto, dyshuar per evazion fiskal
Ajo qe bie ne sy eshte se “efikasiteti” i organeve shteterore eshte “cuditerisht” shumefishuar ne me pak se 1 muaj, duke qene se jane evidentuar plot 5 raste kontrabande / vjedhje te naftes bruto me nje sasi totale prej 4,754 toneve (ose rreth 4,574,000 litra). Pra, ose qenkan mbledhur te gjithe abuzimet brenda nje muaji ose abuzimet kane ndodhur vazhdimisht, dhe vetem tani jane “kujtuar” organet shteterore per te kontrolluar kete treg prej rreth 1 miliard dollaresh.

Zgjidhja e vetme dhe 100% efikase per te kontrolluar kete treg vleresohet se eshte markimi i karburanteve. Duke markuar karburantin, do te jete shume e thjeshte gjurmimi i tij ne te gjithe hallkat e nxjerrjes, perpunimit, tregtimit dhe eksportit te naftes bruto. Vleresohet se kosto e aplikimit te markimit do te jete teper minimale, ne krahasim me fitimet kolosale nga ulja, pse jo dhe zhdukja, e kontrabandes & evazionit fiskal ndaj naftes bruto.

energjia.al, 04.03.2013