Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

GFI dhe financat gati për negociata

Kompania e markimit të karburantit GFI Albania, e cila prej gushtit të vitit 2013 po ushton aktivitetin e saj, në bazë të një kontrate koncensionare të dhënë më herët, duket se nuk është e kënaqur nga të ardhurat që arkëton nga markimi i karburantit që importohet në vend. Për këtë, ka këmbëngulur që të zbatohet kontrata që ka nënshkuar me qverinë shqiptare , e cila sanksionon markimin edhe të naftës së nxjerrë në vend.

Kjo automatikisht, fut në linjën e atyre që duhet të markojnë prodhimin dhe paguajnë për këtë, të gjithë kompanitë që ushtojnë aktivitet në vend për nxjerrjen e naftës. Por koha kur është nënshkruar marrëveshja kishte në fakt një panoramë më optimiste për kompaninë pasi kishte dhe rafineri aktive të cilat mund të përpunonin naftën bruto ndërsa për momentin rafineria më e madhe në vend nuk ka më aktivitet.

Kjo ka bërë që kompania të humbasë çdo muaj miliona euro dhe të këmbëngulë për futjen në sistem të gjithë gamës nga prodhuesit tek përpunuesit e deri tek impotuesit sepse të ardhurat janë në nivele minimale

Burime pranë kompanisë konfimojnë se pika e pakënaqësisë për momentin është vetëm lënia jashtë markimit e prodhimit në vend çka është kundër pikës së përcaktuar në marrveshje.

Konkretisht bëhet fjalë për vendimin 498 datë 30.5 2013 “Për përcaktimin e procedurave të shënjimit të naftës bruto dhe nënprodukteve të naftës” ku në pikën 1.10 përaktohet se : “Subjektet e detyruara janë, të gjitha subjektet që tregtojnë, eksportojnë, importojnë, shpërndajnë, transportojnë, magazinojnë, prodhojnë, rafinojnë ose kryejnë çdo aktivitetet tjetër tregtar me produktet e shënjimit, që janë të detyruara të paguajnë detyrimet fiskale për produktet e shënjimit dhe të kërkojnë kryerjen e shërbimit të shënjimit të naftës bruto dhe nënprodukteve të naftës të zotëruar prej tyre, sipas kuadrit ligjor në fuqi për shërbimin e shënjimit dhe sipas këtij vendimi.

Burime pranë Ministrisë së Financave bëjne me dije se nuk ka asnjë kërkesë zyrtare nga ana e kompanisë për këtë aspekt sakaq thuhet se po bëhet gati një fazë negociatash ku palët do të diskutojnë në tryezë këkesat e secilit. E ndërsa për kompaninë e markimit ka ankesa për mënyrën sesi ka zhvilluar aktivitetin e saj duke shkleur kontratën të njëjtat pretendime ka edhe kompania kur vjen puna tek pika e markimit të prodhimit vendas.

Scan TV,  17.11.2015