Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Disa detaje mbi projektin e TAP-it

Data për përzgjedhjen e projektit fitues për transportin e gazit nga Kaspiku në Evropë po afron. Ky projekt me ndikim jo të vogël në Europë, pritet të ketë një ndikim të madh në ekonominë e vendit tonë. Vendimin final i Shah Deniz merret në qershor, ku do të përcaktohet se cilin projekt preferohet për rrugën e transportit të gazit nga Karspiku në Europë.
TAP garon me Nabucco-West. Rruga e këtij të fundit kalon nga Turqia, Austria, Bullgaria, Rumania dhe Austria dhe ka një gjatësi prej 1 300 km. Nëse TAP përzgjidhet projekt fitues, puna për ndërtimin e tij do të nisë në vitin 2015, ndërsa transporti i gazit do të fillojë në vitin 2019.
Ndikimi
Deri tani mungojnë studimet se, si dhe sa do të jetë ndikimi i këtij projekti në ekonominë shqiptare. Aktualisht kemi vetëm deklaratat politike të Kryeministrit dhe Ministrit të Ekonomisë (qeveria pretendon për 2 milionë dollarë investime për ndërtimin e gazsjellësit dhe hapjen e 20 mijë vendeve pune).
Në mungesë të një studimi për Shqipërinë, po sjellim studimin e bërë për ndikimin që do të ketë në Greqi. Sipas Fondacionit për Kërkimet Ekonomike dhe Industriale (IOBE), Greqia do të marrë 1.5 milionë euro investime nga TAP (Shqipëria 2 mln $?). Nga kjo do të krijohet direkt 2 mijë vende pune ndërsa 10 mijë do të krijohen në mënyrë indirekte. IOBE thotë se TAP do të sjellë 18 milionë euro investime deri në përfundimin e projektit.
Në 50 vjet, TAP pritet t’i sjellë ekonomisë greke 33-36 miliardë euro nga output-et, 17-18 milionë do të vijnë nga tatimi mbi vlerën e shtuar. Në vit pritet të krijojë 4 300 deri në 4 800 vende pune për 25 vite (8 000 – 10 000 pritet të krijohen gjatë fazës së ndërtimit).
Parametrat teknike
Gjatësia e TAP do të jetë përafërsisht 870 km gjatë nga kjo 550 km në territorin e Greqisë, 205 në Shqipëri, 110 km në det të hapur dhe 5 km në Itali. Pika më e lartë e gazsjellësit do të jetë në Shqipëri, 1800 metra ndërsa më e ulëta do të jetë 810 metra thellësi (në det). Tubi që do të transportojë gazin në tokë do të ketë një diametër prej 1.2 metra ndërsa në det do të jetë 0.9 metra. Në total tubacioni në tokë do të peshojë 400 mijë ton ose 500 kg për metër mesatarisht ndërsa në tubi që do të shtrihet në det do peshojë gjithsej 70 mijë ton.
Kapaciteti
TAP fillimisht do të ketë një kapacitet prej 10 miliardë metër kubik në vit, e mjaftueshme kjo për të furnizuar me energji 7 milionë familje. Dy pika, një në Greqi afër Kipoi-t dhe një tjetër në Shqipëri në Fier, do të përdoren për të marrë gaz nga gazsjellësi. Kapaciteti i transportit mund të shkojë deri në 20 milionë metër kubik në vit dhe më tepër. Qendra e Kontrollit të TAP do të vendoset në Leçe të Italisë.

Gazeta Shekulli, 21.05.2013