Eksklusive: Ne 29 maj fillon linja interkonjeksionit 400 kv Shqiperi – Kosove!
Me se fundmi merr zgjidhje dhe ceshtja madhore e linjes 400 kv te transmetimit te energjise midis Shqiperise dhe Kosoves. Ne 29 maj 2013, ora 10:15 do te zhvillohet tenderi nderkombetar per ndertimin e interkonjeksionit Shqiperi – Kosove.
Kompanite pjesemarrese do te japin nje oferte per dy pjese te pandara: pjesa Tirane – Vau Dejes dhe pjesa Vau Dejes – Morine (72 km). Punimet parashikohen te perfundojne ne 24 muaj, duke i dhene keshtu frymemarrjen e duhur sektorit te energjise.
Mbas shume problemesh, pritet qe perfundimisht te zgjidhet ngerci i krijuar, i cili rrezikoi dhe marredheniet me KFW.
energjia.al, 26.03.2013