Policia e Shtetit njofton se është proceduar penalisht një 49-vjeçar, për veprën penale “Ndotja e ajrit”.
“Në vijim të kontrolleve për parandalimin e krimeve mjedisore, specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë proceduan penalisht shtetasin L. P., 49 vjeç, banues në Krujë, pasi në vendin e quajtur “Krastë”, Krujë, u konstatua duke djegur një furrë për prodhimin e gëlqeres, duke shkaktuar ndotje të ajrit” njofton Policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.
Scan, 11.08.2020