Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Një nga digat më të larta në botë’, HEC-i i Moglicës nis shitjen e energjisë

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës ditën e sotme kanë qenë në HEC-in e Moglicës.

Në këtë HEC ka nisur shitja e energjisë. Diga e Moglicës është me një lartësi prej rreth 167 metra, një nga më të lartat në botë në llojin e vet, sipas kryeministrit. Mbushja e rezervuarit të Moglicës filloi në qershor 2019.

Ky hidrocentral ka një kapacitet të instaluar prej rreth 184 MW dhe prodhim mesatar vjetor prej 450 Gwh, çka do të rrisë kapacitetin prodhues në vend.

Rama në fjalën e tij tha se për këtë projekt ka pasur diskutime të mëdha, ndërsa shtoi se ndihet i kënaqur që punimet tashmë kanë shkuar në një fazë të avancuar.

Edi Rama: HEC Moglica, hidrocentrali më i madh në projektin Hidroenergjetik të Devollit, nis aktivitetin tregtar duke shënuar kështu një tjetër zhvillim të rëndësishëm në fuqizimin e sistemit elektro-energjetik në Shqipëri. Diga e Moglicës, me një lartësi prej rreth 167 metra, është një nga më të lartat në botë në llojin e vet. Fuqizimi i mëtejshëm i sistemit shqiptar të energjisë do të vijojë me Skavicën, vepra madhore e mbetur në sirtar prej më shumë se gjysëm shekulli, e cila do të nisë të ndërtohet vitin e ardhshëm pas përfundimit këtë vit të projektit të detajuar inxhinierik”

Top Channel,  23.06.2020