Bashkia Mallakstër: Rafineria na detyrohet 70 milionë lekë
90 milionë lekë të reja taksa për ndotjen e mjedisit dhe te gjelbërimit, i detyrohen bashkisë Mallakastër dy kompani të nxjerrjes dhe përpunimit të naftës që operojnë në këtë zonë.
Taksat e kompanive të naftës përbëjnë pjesën më të madhe të buxhetit të bashkisë Mallakastër dhe mos-shlyerja e tyre krijon probleme serioze për banorët.
Në rast mosshlyerje të detyrimeve financiare nga këto dy kompani, kryebashkiaku do të kërkojë bllokimin e aktivitetit të tyre, megjithëse uzina e përpunimit të naftës është një element i rëndësishëm për ekonominë e banorëve të bashkisë Mallakastër.
Top Channel, 08.11.2019