Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ballsh/ Rezarti Taçi i Berishës dhe Beso Sulaj i Ramës, hëngrën 1 miliardë Euro; 1200 naftëtarë po hanë dajak policor

Babloku deklaroi para 2 ditësh, se ARMO është akoma në kthetrat e mafies qeveritare Azere-Shqiptare/ “Rilindja” është e vetmja qeveri e majtë, që mbron biznemenët trafikantë e oligarkë dhe masakron me dhunë policore e burgosje, punonjësit e mashtruar prej tyre; sepse vetë kryeministri Rama e ish-kryeministri Berisha së bashku, janë kapobandat e atyre që vodhën të ardhurat e Uzinës-Ballsh e krejt mafies së nxjerrje-import-eksport e tregtim hidrokarbureve në Shqipëri, ndaj jemi vendi me çmim 40% më të lartë në Rajon

Pas dhunës fizike, 15 prangosjeve dhe represionit psikologjik e fizik nëpër familjet e naftëtarëve, bërë mesnatën e të hënës dhe gjatë të martës; mëngjesin e të mërkurës janë shtuar forcat speciale në Uzinë dhe në qytetin e Ballshit, ku po mbahen nën mbikëqyrje naftëtarët që nuk “binden”.

Tashmë është provuar, se Sali Berisha nuk e privatizoi Uzinën e ARMO-Ballsh, për të zhvilluar industrinë e përpunimit të naftës shqiptare, por për të vjedhur miliarda, duke ia dhënë Rezart Taçit, trafikantit të përzgjedhur nga Ridvan Bode e Genc Ruli.

Dihet dhe fakti, që Rezart Taçi (Sali Berisha), vodhi 435 milionë Euro prodhim nga ARMO; dhe i maskoi si gjoja shitje nafte brenda vendit, me 135 pika “Taçi Oil”, duke i lënë edhe 153 milionë Euro borxhe doganore, tatimore e sigurime shoqërore.

Pas vitit 2013, në marrëveshje Berisha-Rama, ARMO iu shit formalisht Besos së Tajvanit, me negociim të Arben Ahmetajt e Damian Gjiknurit, duke e paraqitur me logo biznesi amerikan, por në fakt ishte azerbajxhanas, oligark i familjes së kryeministrit Aliev.

Pas 3 vitesh me bilanc 465 milionë Euro vjedhje me lejen e Ramës, Beso i Tajvanit, u lejua të bënte shitje fiktive tek firma “Tosk Energji”, që ishte vëtë Beso i Tajvanit, por maskuar si kompani holando-kanadeze.

Edhe kjo kompani, 1 vit pasi zhvati 100 milionë Euro prodhim, sajoji një konflikt artficial me “Bankers”; dhe iku gjoja si e falimentuar, duke lënë naftëtarët pa paga e pa punë, por pa asnjë reagim nga qeveria, mbasi vetë kryeministri Rama është pjesë e këtij pisllëku.

Pas 6 muaj ndërprerje të punës, “Tosk Energji” e Besos është rikthyer për të zhvatur përsëri në ARMO, por duke u paraqitur si gjoja kompani tjetër zvicerane me logo “CFD Conseils Sarl”.

Në fakt, sipas regjistrit tregtar, është firmë kosovare, ku administrator është Blerim Hoxha, krushk i Hashim Thaçit dhe menazher i firmës kosovare “Devolli” të miellit serbo-rus; ndërsa drejtor juridik është Arbër Osmani, administrator i biznesit mediatik “Albanin Post” të Baton Haxhiut dhe konsulent në presidencën “Thaçi”.

Tashmë naftetarët e dinë se rifutja e kësaj firme në “ARMO”, nuk është zgjidhje e përhershme, por është një “aksion” tjetër për vjedhje miliardash, nga banda me logo zvicerane, e cila është po grupi Rama-Beso-Azer.

Që ARMO nuk ka koncesionar amerikan e zviceran, por është akoma në duart e mafies së Azerbajxhanit; këtë e deklaroi vetë Rama para 3 ditëve, nga tavolina ku pinte kafe me Belindën e tij dhe kryeministrin azer, Aliev në Turqi, ditën kur naftëtarët rriheshin nga policia në Ballsh.

Rama, tha: – Ja ku jam këtu, me Belindën dhe me mikun tim të çmuar kryeministrin Aliev të Azerbajxhanit, me të cilin vendosëm të zgjidhim krizën në Rafinerinë e Ballshit.

Kjo është lidhja në interesa të pista, që lejon vjedhjet, nuk lejon zgjidhjen e krizës së pagave të naftëtarëve të Ballshit dhe urdhëron dhunën policore ndaj tyre; duke u bërë presion të pranojnë fillimin e punës pa marrë pagat, deri sa Beso të përfundojë dhe aksionin e vjedhjes paralektorale.

Pamfleti  16.09.2020