Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Del në shitje TEC-i i Korçës, ankandi më 12 mars

Termocentrali i Korçës është nxjerrë në shitje nga shoqëria Petrol Alba sh.a. Kjo e  fundit ka njoftuar se ankandi për shitjen e këtij objekti do të zhvillohet më 12 mars 2019 pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Vlera fillestare e ankandit është përcaktuar 31.921.370 lekë, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje është data 12 mars. Sa i takon dokumentet standarde të ankandit, ato përfshijnë:

  • Formularin e njoftimit
  • Kërkesën për pjesëmarrje
  • Formularin e ofertës
  • Ftesën për ofertë
  • Formularin e njoftimit të fituesit
  • Formularin e publikimit të njoftimit të fituesit
  • Procesverbalin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

Ndërkohë, kjo shoqëri ka nxjerrë po ashtu në shitje edhe dy objekte të tjera. Bëhet fjalë për sh-depon e shpërndarjes së karburantit në Pogradec, vlera fillestare e së cilës është 27,741,178.45 lekë, si dhe nyjën e ngarkimit të boteve të ish-Depos së shpërndarjes së karburantit po në Pogradec me vlerë fillestare 5 428 396 lekë.

Ankandi për këto objekte do të zhvillohet po pranë MFE-së më datë 13 mars në orën 10:00.

Scan,  18.02.2019