Ndryshime të tjera në MIE, rikthehet Bejtja
![](http://energjia.al/wp-content/uploads/2017/09/mie-mei-ministria-e-infrastruktures-dhe-energjise.jpg)
Ilir Bejtja do të jetë sërish zëvëndësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Vendimi i emërimit të tij është publikuar në Fletoren Zyrtare duke zyrtarizuar rikthimin e pedagogut dhe ish deputetit të PS-së në një detyrë që e ka mbajtur edhe më parë. Ndërkohë, në kuadër të kësaj lëvizje është liruar nga detyra një zëvëndësministër, Enis Aliko. Në total, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka 4 zëvëndësministra.
Scan, 26.01.2019