Belinda Balluku emërohet Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë
![](http://energjia.al/wp-content/uploads/2018/12/belinda-balluku-ministre.jpg)
Belinda Balluku është emëruar nga kryeministri i vendit, Edi Rama, në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, post të cilin e mbante më herët Damian Gjiknuri.
Balluku mban aktualisht edhe postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të ‘Albcontrol.’
Ndërkohë, më herët, ministrja e re e MIE ka drejtuar Zyrën e Marrëdhënieve me Publikun pranë Bashkisë së Tiranës.
Scan, 28.12.2018