Lufta kundër ndryshimit klimatik do të jetë një burim i rritjes ekonomike dhe krijimit të pasurive, thekson një raport i ekspertëve ndërkombëtare i publikuar sot, që kërkon, duke përllogaritur fitimet e mundshme, të bindë shtetet dhe sipërmarrjet që të angazhohen më shumë.
“Transformimi i modelit tonë ekonomik drejt një ekonomie që prodhon më pak CO2, përmban shumë mundësi”, thuhet në këtë raport të Komisionit Botëror për Ekonominë dhe Klimën, i krijuar në vitin 2013 dhe që mbështetet nga ish-krerë politikë, krerë sipërmarrjesh apo edhe ekonomistë.
Sipas tyre, përfitimet e ndryshimit të këtij modeli ekonomik mund të përfaqësojnë 26 trilionë dollarë përfitime ekonomike shtesë deri në vitin 2030, si dhe të gjenerojnë 65 milionë vende pune më shumë në raport me tendencën aktuale.
Telegrafi, 05.09.2018