Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur kompanitë fituese të lejeve minerare për disa prej zonave të garës së muajit Prill. Bëhet fjalë për 6 zona me garë të suksesshme në veprimtarinë e shfrytëzimit, si dhe 3 zona të cilat do të jepen për kërkim-zbulimin e mineralit të kromit.
Vlera totale e investimit për këto 9 leje minerare arrin në rreth 119 milionë lekë, ndërkohë që sasia vjetore e prodhimit të kromit në vend pritet të rritet me 8600 ton në vit sipas parashikimeve të ofertave të kompanive.
Lejet minerare përfshijnë edhe dy zona minerare në Qaf Shtamë në qarkun e Dibrës dhe në Leskovik në qarkun e Korçës për prodhimin e mineralit gëlqeror të mermerizuar. Prodhimi i parashikuar vjetor për të dy këto zona minerare arrin në 2 mijë ton në vit, pas një investimi prej 58 milionë lekësh.
Ndërkohë, MIE ka njoftuar edhe përfundimin pa fitues për garën e zonës minerare nr. 289, për shkak se oferta e vetme e paraqitur është skualifikuar.
Më poshtë, SCAN ka përpunuar edhe një tabelë me të dhënat për lejet minerare të suksesshme.
Fituesi | Zona Minerare | Minerali | Vlera e investimit | Prodhimi | % |
Zentol | 198 (Okshtum,Dibër) | krom | 5.600.000 | Kërkim-zbulim | 67% |
Isfat-07 | 261 (Trull Surroj, Kukës) | krom | 8.400.000 | 1000 ton/vit | 28% |
Babasi Coo | 272/2 (Qaf Shtama, Dibër) | Gëlqeror i mermerizuar | 28.000.000 | 1000 ton/vit | 56% |
Budini Company | 276/5 (Cerujë, Dibër) | krom | 8.400.000 | 5000 ton/vit | 76% |
Hazisllari | 322 (Leskovik, Korçë) | Gëlqeror i mermerizuar | 30.000.000 | 1000 ton/vit | 13.3% |
Koka | 345/1 (Zalli i Lucianës, Dibër) | krom | 12.000.000 | 1500 ton/vit | 41% |
Tadri | 519 (Maja e Brajkut, Tropojë) | krom | 15.000.000 | 1100 ton/vit | 33% |
Arkev | 532 (Fushë Kishë, Dibër) | krom | 4.610.000 | Kërkim-zbulim | 65% |
Vëllazëria | 659/1 (Qafë Kam, Kukës) | krom | 6.750.000 | Kërkim-zbulim | 71% |
Scan Tv, 03.09.2018