Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

HEC-et mbi Osum, Gjiknuri: I anuloj nëse dëmtojnë mjedisin

Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri shprehet se do të anulojë koncesionet në kanionet e Osumit, nëse Ministria e Mjedisit do të arrijë në përfundimin se ndërtimi i hidrocentraleve ndikon në mjedis. Ende nuk ka një përfundim zyrtar nga dikasteri i Bledi Klosit, ndërsa PD e quajti këtë situatë, kriminale.

“Humoristin mos ma bëj mua. Unë mendoj që ti ke shumë arsye të jesh i mërzitur, madje edhe të qash, por më dëgjo deri në fund. Ish-kryeministri që ka qenë edhe kryeministri im, nuk ka dalë të kërkojë ndjesë publike aty për hidrocentralin. Ka dalë kryeministri yt të kërkojë falje sa gabuar, pikërisht se jeni ju që e keni marrë projektin tonë ligjor dhe e keni kthyer në një akt kriminal. I keni rritur fuqinë nga 0.5 në 1.5 mega dhe e keni afruar me 1000 metra tek ujëvara” tha ai.

“Nëse autoritet mjedisore do të arrijnë në konkluzionin se ky aktivitet ndikon në mjedis, kjo sjell automatikisht ndërprerje të kontratës. Duhet ta dini që janë autoritet e kontrollit mjedisor ato që vendosin dhe kështu funksionon, sa herë ka përfundim se ndikon në mjedis, ne jemi të detyruar të ndërpresim kontratën”.

Shqiptarja.com  13.02.2018