Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rriten borxhet e “IRTC Oil”

Borxhet që investitori i cili mori për një vit në menaxhim rafinerinë e përpunimit të naftës ARMO arrijnë 64 milionë Dollarë. Përveç 46 milionë dollarëve detyrime që krijoi në Tatime, IRTC Oil nuk ka paguar edhe 18 milionë Dollarë në Drejtorinë e Doganave në Fier. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, njofton se dega e saj në Fier ka gjobitur firmën 36 mijë dollarë për mospagesë të taksave.

Por në kohën që investitori është larguar Doganat thonë se kanë njoftuar shoqërinë, që nëse nuk shlyhen detyrimet në mënyrë vullnetare, atëherë do të nisin procedurat për të mbledhur forcërisht borxhin.

Drejtoria e Doganave thotë se ka marrë të gjitha masat për të vendosur sekuestron e aseteve për kompaninë ARMO, e cila më vete ka 21 milionë Dollarë borxhe ndaj saj, por deri më sot nuk është zhvilluar asnjë ankand, ndryshe nga sa kanë bërë debitorë të tjerë të rafinerisë, të cilët edhe kanë arkëtuar para nga shitja e saj.

Askush nga institucionet sot nuk kthen përgjigje se si do të mblidhen të gjitha këto detyrime, dhe ku kanë shkuar një pjesë e parave që taksapaguesit e kanë paguar në kohën që blerë naftën, por në vend që destinacioni i tyre të ishte buxheti i shtetit, paratë kanë shkuar në llogaritë firmave offshore, të cilat mes emrave të ndryshëm kanë patur menaxhimin e rafinerisë në vite.

Klan Tv,  31.01.2018