Kroacia hap tenderin për terminalin në ishullin Krk
Kompania shtetërore kroate LNG Hrvatska bëri të ditur se ka hapur tenderin për shpërndarjen e një njësie të magazinimit dhe rigazifikimit (FSRU) dhe prokurimin e punëve të inxhinierisë civile.
Afati i fundit i ofertave është 29 shtatori dhe tenderët janë pjesë e një projekti për ndërtimin e një terminali lundrues për ruajtjen dhe rigazifikimin e gazit natyral të lëngshëm (LNG) në ishullin e Krk, sipas një kërkese për oferta të postuara në faqen e internetit të LNG Hrvatska.
Kontrata e furnizimit FSRU do të përfshijë ofrimin e shërbimeve të operimit dhe të mirëmbajtjes, deklaroi LNG Hrvatska.
Projekti i inxhinierisë civile përbëhet nga projektimi dhe ndërtimi i një bankine, që do të lidhë tubacionin e gazit dhe instalimet me presion të lartë, duke përfshirë stacionin e derdhjes, ujin dhe kullimin, objektet ndihmëse dhe ndërtesat.
Në shkurt, qeveria e Kroacisë tha se mori një grant prej 102 milionë euro nga Bashkimi Europian për ndërtimin e terminalit të GNL-së.
Aktualisht, qeveria është në fazën përfundimtare të zgjedhjes së një investitori strategjik, me punimet e ndërtimit të planifikuar për të filluar në 2019. Vlera totale e projektit është 363 mln euro.
Revista Monitor, 20.09.2017