BE: Dritë jeshile projektit bërthamor rus
Komisioni Evropian ka miratuar gjatë ditës së djeshme një investim të Hungarisë, i cili mbështetet nga Rusia, për ndërtimin e dy reaktorëve bërthamorë pranë Brukselit.
“Ky investim prej 12,5 miliardë euro, i financuar deri në 80 për qind nga një kredi ruse, konsiderohet si një ndihmë shtetërore, por qeveria hungareze mori angazhime të rëndësishme për të kufizuar devijimet e mundshme të konkurrencës”, sqaroi Komisioni Evropian në një deklaratë.
Komisioni Evropian ka hapur një hetim gjatë vitit 2015 në lidhje me këtë projekt i cili është kontestuar nga opozita në vendi pasi është dhënë pa tender. Hetimi ka patur si objektiv të zbulonte nëse ishte i vlefshëm në planin ekonomik dhe në përputhje me rregullat ekzistuese evropiane në fushën e konkurrencës.
Nga ana tjetër Kremlini ka reaguar duke e quajtur këtë hetim si një “burokraci administrative”.
Shqiptarja.com 07.03.2017