“DieselGate”, tronditet dhe Fiat
“Dieselgate” trondit FIAT Chrysler. FCA (FIAT Chrysler Automobiles) është akuzuar nga SHBA për trukim të nxjerrjes së gazrave në 100 mijë makina. Menjëherë pas lajmit, kuotat e kompanisë në bursë kanë rënë me 16 për qind dhe ka marrë me vete edhe aksionet e kompanisë Exor (e familjes Agnelli), me 9.3 për qind.
Duket se është një skandal i ngjashëm me atë që përfshiu Volkswagen më 2015. Sipas Agjencisë Ambientale Amerikane (EPA), grupi automobilistik “ka shkelur rregullat dhe u zbulua”.
Mosnjoftimi për praninë e një software që ndikon në nxjerrjen e gazrave të makinës “përbën një shkelje serioze të ligjit”.
Sipas EPA-s, që prej muajsh ka refuzuar të certifikojë makinat me naftë të FCA që dalin në treg më 2017, FIAT Chrysler Automobiles rrezikon një gjobë prej 4.63 miliardë dollarësh për dhunimin e ligjeve mbi
Administratori i FCA ka deklaruar kompania nuk ka bërë asgjë të paligjshme dhe nuk ka asgjë të përbashkët me rastin Volkswagen. Ditët e fundit, kompania gjermane mbylli skandalin e saj, duke firmosur me autoritetet amerikane marrëveshjen e pagesës 4.3 miliardë dollarë për mashtrimin mbi emisionin e gazrave nga makinat me motor diesel.
Shqiptarja.com 13.01.2017