KShH: Penalizimi i Bankers, i vonuar
Zëri i banorëve të Marinzës të shqetësuar për situatën e vështirë nga shpërthimet e gazit, u përcoll nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Përmes një deklarate për mediat, ku kjo e fundit kërkon nga institucionet që të arrin masat e nevojshme për të normalizuar situatën dhe dëmshpërblimin e të dëmtuarve.
Komiteti thekson se në tetor të vitit të kaluar, dërgoi në Marinzë një grup vëzhguesish për të analizuar situatën.
Personeli mjekësor i Qendrës Shëndetësore Zharrës (pranë Marinzës), ka informuar Grupin e KShH në lidhje me problemet që shkaktojnë gazrat, në shëndetin e njerëzve të kësaj zone.
Po ashtu grupi i KShH është njohur edhe me pakënaqësitë e banorëve të kësaj zone për problemet që u kanë ardhur nga puna në puset e naftës, shqetësime të cilat ata i kanë ngritur disa herë, por që nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Sipas banorëve, ndotja që shkakton “Bankers Petroleum” shihet edhe në ndotjen e madhe të ajrit në këtë zonë.
Të gjitha këto shqetësime Komiteti Shqiptar i Helsinkit ia adreson zyrtarisht të gjitha institucioneve përkatëse.
Sipas KShH fillimi i çështjes penale për kompaninë “Bankers Petroleum” është i vonuar, pasi organet e ndjekjes penale duhet të kishin nisur hetimin kohë më parë.
Mëngjesin e së mërkurës banorët e fshatit të Marinzës në Fier u vunë në rrezik, pas shpërthimeve të gazit në dy nga puset e naftës së kompanisë “Bankers Petroleum”.
Deklarata e plotë e Komisionit.
Gazeta Shekulli, 04.04.2015