Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

BE, rritja e çmimit të gazit arriti maksimumin

Në vendet e Bashkimit Europian (BE) çmimet e gazit u rritën deri në maksimumin e 7-mujorit për shkak të pritjeve të ardhjes së motit të ftohtë në Europën Perëndimore dhe Europën Qendrore në ditët e ardhshme.

Në tregun holandez të gazit /Dutch TTF/ ankandi filloi sot me çmimin 28.38 euro për megavat-orë.

“Kërkesa për gaz në Europë po rritet jo vetëm për shkak të kushteve të motit, – tha njëri nga tregtarët. – Pjesëmarrësit e tregut janë të shqetësuar nga ngjarjet në Libi, për shkak të të cilave punon me ndërprerje gazsjellësi “Rryma e Gjelbër” që e dërgon gazin në Itali.”

“Gjatë ditëve të fundit nervozizmi është rritur për shkak të ndërprerjeve të mundshme të gazit rus që kalon tranzit përmes Ukrainës në Evropë”.

Agjensia e lajmeve ekonomia, 19.11.2013