Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Haxhinasto: Të angazhohen kompanitë shqiptare për ndërtimin e TAP

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës z. Edmond Haxhinasto takoi sot në mesditë z. Sigurd Hamre, Drejtori Teknik për Zhvillimin e Projektit (TAP) Trans Adriatic Pipeline AG.

“Jemi të gatshëm te mbështesim zbatimin konkret për përfundimin me sukses të këtij projekti madhor”, tha Ministri Haxhinasto. “Kompanitë shqiptare kanë ekspertizën e nevojshme për tu angazhuar në punimet e këtij projekti,” shtoi ai.

Projekti TAP është 870 km i gjatë dhe rreth 209 km kalojnë në territorin shqiptar dhe 110 km në Detin Adriatik (nga të cilat 60 km në pjesën detare shqiptare).

Nga ana e tij z. Hamre tha se ka shumë punë publike për të bërë dhe do të vleresojmë mundësinë e angazhimit të kompanive lokale në punime dhe nëse do të jetë e nevojshme disa prej tyre do të trajnohen me qëllim që të përdoren sa më shumë burimet lokale.

Sigurisht kompanitë shqiptare do të plotësojnë disa kritere për pjesmarrjen në punimet e projektit TAP, por sic vuri në dukje Ministri disa nga kompanitë lokale që merren me punime kryesisht ne infrastrukturën rrugore kanë performancë cilësore.

Projekti i Gazsjellësit TAP është i një rëndësie strategjike dhe ai do t’i mundësojë Shqipërisë që të bëhet një vend qendror tranziti për sigurinë e energjisë së BE-s, por edhe në diversifikimi e burimeve të furnizimit me gaz. TAP do të promovojë zhvilimin ekonomik dhe rritjen e mundësive të punësimit në vëndet ku kalon.

Gazsjellësi do të ketë një kapacitet transporti prej 10 miliardë m3 (bcm) gaz në vit nga fushat e Shah Deniz në Azerbaxhan drejt Evropës duke filluar që nga viti 2019. Kompanitë aksionere të TAP janë BP, SOCAR, Statoil, Fluxys, Total, E.ON dhe Axpo.

energjia.al, 08.11.2013